Kurti i fton në takim Krasniqin, Abdixhikun dhe Haradinajn

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje tre liderëve të opozitës, Memli Krasniqit, Lumir Abdixhikut dhe Ramush Haradinajt, që të takohen për të biseduar për takimin e fundit që kishte në Bruksel me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Përveç në formë elektronike, ftesat për këtë takim krerëve të opozitës do t’u dërgohen edhe formë fizike, ka bërë me dije zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu.

“Dje u janë dërguar ftesat në formë elektronike, ndërsa sot dërgohen në formë fizike. Ftesa për takim është për ditën e nesërme”, ka thënë ai në një përgjigje për “Kosovapress”.

Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti Kurti një ditë më parë u ka bërë thirrje krerëve opozitarë për tu takuar dhe për t’i informuar ata për takimin e fundit që pati në Bruksel për çështjen e dialogut, me ç’rast ka deklaruar se dallimet e mospajtimet politike që kanë ndërmjet vete pozitë e opozitë nuk duhet të tejkalojnë interesin shtetëror.

 

Më Shumë

Arrestohet një person pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Prizren, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën...

Inspektorati komunal i Malishevës apelon për respektim të orarit të grumbullimit të mbeturinave nga bizneset

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës u ka bërë thirrje të gjitha bizneseve që të respektojnë me përpikëri orarin e grumbullimit të mbeturinave...

Lajmet e Fundit