7.2 C
Prizren
E diel, 8 Shkurt, 2026

Lirohen trotuaret nga parkimet ilegale në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se parkingjet ilegale nëpër trotuare kanë filluar të bëhen shqetësim i përditshëm për qytetarët, andaj Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, ka nxjerr një urdhër operative që në këtë javë, patrullat Policore në Prizren dhe Suharekë që të merren më intensivisht më lirimin e trotuareve dhe rrugëve nga parkingjet ilegale e kundërvajtësit të gjobiten.

 

“Gjatë këtyre tre ditëve është bërë një punë e mirë dhe janë liruar shumë trotuare  dhe janë shqiptuar gjoba për kundërvajtësit. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit nga patrullat policore të Drejtorisë Rajonale në Prizren janë shqiptuar 361 tiketa për kundërvajtësit në komunikacion”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës, po ashtu fton qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit e veçanërisht të respektojnë rregullat e parkimit, ngase pengimi i këmbësorëve dhe rrjedhës së komunikacionit me  parkime të  paligjshme nuk do të tolerohet.

 

Më Shumë

Raporti i Policisë – 2148 gjoba të shqiptuar, mbi 80 aksidente trafiku

Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj 24-orësh, ka njoftuar se gjatë kësaj kohe janë shqiptuar mbi 2 mijë e 100 gjoba trafiku. Në raport...

Flaka Loxha e bronztë në Sofia European Open 2026

Xhudistja Flaka Loxha ishte e lirë në xhiron e parë, kurse në të dytën mposhti me Ippon, Silvia Pellitteri nga Italia. Në çerekfinale ajo humbi...

Lajmet e Fundit