4.8 C
Prizren
E shtunë, 21 Mars, 2026

Arrestohet një person për kontrabandim me migrantë dhe posedim të narkotikëve në Vërmicë

Policia e Kosovës, ka arrestuar një person të dyshuar për kontrabandim të migrantëve dhe posedim të narkotikëve.

Përmes, një komunikate për media rasti ka ndodhur mbrëmë në orën 22:10 në Vërmicë.

Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë kompetente policore për trajtim të mëtutjeshëm procedural ndaj migrantëve, ndërsa në konsultim me prokurorin të dyshuarit i është iniciuar rasti “ Kontrabandim me migrantë” si dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve dhe substancave psikotrope dhe analoge” dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Komunikata e plotë:

Policia e Kosovës në vazhdën e zbatimit të planit operativ “Migrimi i parregullt”, si rezultat i intensifikimit të veprimeve operative në terren, për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve të përfshirë në veprat penale, ka identifikuar dhe ndaluar një person të dyshuar dhe disa viktima të trafikimit me migrantë.

Me datë 15.09.2022 në orën 22:10, njësia policore nga stacioni policor për mbikëqyrje të kufirit në Vërmicë, kanë ndaluar një automjet me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar, i cili ishte duke marrë katër persona shtetas sirianë që dyshohet se janë migrantë të parregullt. Gjatë kontrollimit të personit të dyshuar mashkull kosovar i janë gjetur 2 qese të vogla me gjithsej 122 gramë substancë narkotike të dyshuar të llojit ‘marihuanë’ .

Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë kompetente policore për trajtim të mëtutjeshëm procedural ndaj migrantëve, ndërsa në konsultim me prokurorin të dyshuarit i është iniciuar rasti “ Kontrabandim me migrantë” si dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve dhe substancave psikotrope dhe analoge” dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Çfarë mund të mos keni parë këtë verë te Shatërvani në Prizren?

Më Shumë

Vajza sulmohet nga babai dhe motra në Rahovec

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Rahovec, ku një vajzë dyshohet se është sulmuar fizikisht nga babai dhe motra e saj. Me...

Totaj viziton KBI-në e Prizrenit dhe uron besimtarët për Fitër Bajram

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka vizituar sot Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit me rastin e festës së Fitër Bajramit. Gjatë kësaj...

Lajmet e Fundit