Putin thotë se dëshiron që lufta të përfundojë “sa më shpejt të jetë e mundur”

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se dëshiron që lufta në Ukrainë të përfundojë “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Ai e bëri këtë koment në margjinat e një samiti në Uzbekistan, gjatë bisedimeve me kryeministrin indian Narendra Modi, raporton Sky News, përcjell Telegrafi.

“Unë e di që epoka e sotme nuk është një epokë lufte dhe unë kam folur me ju në telefon për këtë”, i tha Modi udhëheqësit rus duke shtuar se tani nuk ishte koha për konflikt me shqetësimet rreth sigurisë së ushqimit, plehrave dhe karburanteve.

Putin tha se i kuptonte shqetësimet e kryeministrit indian për konfliktin në Ukrainë.

“Unë e di për pozicionin tuaj në lidhje me konfliktin në Ukrainë dhe kam njohuri për shqetësimet tuaja. Ne duam që e gjithë kjo të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai

Më Shumë

Nis asfaltimi i rrugës drejt Ujëvarave të Mirushës

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se kanë nisur punimet e asfaltimit në kuadër të projektit për ndërtimin e...

Zyrtare: Edvin Kuc rikthehet te Ballkani i Suharekës

Ballkani e ka rikthyer ish-mesfushorin Edvin Kuc sërish në Suharekë. Kuc që dikur ishte kapiten i “Xhebrailave” është rikthyer sërish me objektivin që ta fitojë...

Lajmet e Fundit