7.9 C
Prizren
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026

Kërcënoi me jetë vëllain, i dyshuari nga Kabashi i Hasit shkakton probleme në gjykatë

 

Vendimi i Gjykatës për caktimin e masës së paraburgimit e ka mllefosur të dyshuarin nga Prizreni S.K., i cili para pak ditësh përfundoi në pranga të policisë për kanosjen e vëllait të tij. Pas seancës që u mbajt sot në Gjykatën Themelore në Prizren, Sinjali mëson se i dyshuari shkaktoi probleme.

I dyshuari e ka goditur derën me këmbë, në shenjë revolte për masën e sigurisë që ia caktoi Gjykata.

Për pasojë, Policia njoftoi Emergjencën, teksa i dyshuari u dërgua për kontroll mjekësor.

Por për çka u arrestua S.K., dhe cilat janë detajet e rastit?

Sinjali ka raportuar se më 30 shtator, i njëjti ka pasur një konflikt me vëllain e tij, në shtëpinë e tyre në fshatin Kabash të Hasit në Prizren.

Ai u arrestua nën dyshimet se e ka kërcënuar me jetë vëllain e tij më të ri në moshë, për motive ende të panjohura.

Madje ai dyshohet se ka kryer edhe veprime vandale ndaj tij, duke i dëmtuar veturën personale.

Kjo ka bërë që 31-vjeçari ta njoftojë Policinë, me ç’rast pas denoncimit pasii arrestimi i vëllait të tij.

I njëjti është mbajtur nën masën e ndalimit policor dhe brenda afatit ligjor është bërë kërkesë për caktimin e masës së sigurisë nga Prokuroria.

Ndërsa sot është marrë vendimi për caktimin e paraburgimit, për veprat penale ‘Kanosje’ dhe ‘Asgjësim apo dëmtim i pasurisë’.

Më Shumë

Sot vranët, mëngjesi me ngrica

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se gjatë kësaj jave në Kosovë parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm, kryesisht i vranët, me intervale me diell...

Arrestohet kryetari i KKZ-së në Prizren, Nysret Bytyqi

Kryetari I  Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ) në Prizren,Nysret Bytyqi, është ndaluar për 48 orë nga organet e rendit. Sipas burimeve të Sinjalit brenda hetuesisë, ndalimi i tij...

Lajmet e Fundit