Prizreni bindshëm ndaj Yllit, kampionët mbesin pa fitore

Kampioni aktual i Kosovës, Ylli, ka vazhduar me serinë e keqe edhe sonte, duke u mposhtur për herë të katërt radhazi këtë stinor në kampionat, ndërsa kanë qenë viktima të Prizrenit.

Prizreni në anën tjetër, ka shënuar fitoren e dytë rresht dhe atë bindshëm duke dominuar në tri cerekët e parë të ndeshjes, për t’i lënë kundërshtarëve pak hapësirë në fund, sa për zbutje të rezultatit, në ndeshjen që përfundoi 98-82 [24-11, 23-14, 29-25, 22-32].

TABELA AKTUALE

Dachon Burke ka shënuar 30 pikë për ekipin e tij, ndërsa Wayne Arnold 28 pikë e 9 kërcime për fitoren e Prizrenit. Arnold shënoi 8/14 për tri pikë.

Ivan Koljevic kreu lojën me double-double, duke shënuar 17 pikë e 13 asistime, ndërsa shutoi 3/4 për tri pikë.

Te Ylli Henrik Sirko me 19 pikë, 5 kërcime e 3 asistime ka qenë ndër lojtarët më të dalluar të skuadrës, ndërsa koshashënuesi më i mirë i tyre u bë Bashir Ahmed, që shënoi 26 pikë e 5 kërcime në ndeshje.

Pas kësaj ndeshjeje Prizreni bën bilancin 2-2 në Superligë, ndërsa Ylli që futet në duelet e Superkupës Mbarëkombëtare pas disa ditës, në Superligë ka bilancin më të keq, 0-4.

Më Shumë

Pas shpërthimit në Prizren, avokati Kadolli: Nuk dyshoj në askënd

Avokati Betim Kadolli ka reaguar pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi gjatë natës në afërsi të shtëpisë së tij në Prizren, ngjarje që shkaktoi...

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Një 26-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte...

Lajmet e Fundit