Detaje për  aksidentin me fatalitet në Prizren

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për  aksidentin me fatalitet që ka ndodhur të mërkurën në Prizren.

Sipas policies,një person që po voziste kamionin ka goditur për vdekje nga pakujdesia një biçiklist.

“I dyshuari mashkull  kosovar gjersa ka qenë duke drejtuar kamionin nga pakujdesia ka goditur një biçiklist. Viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar”, njofton PK-ja në raportin 24-orësh.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në obduksion ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje.

Më Shumë

Më 30 qershor, Totaj mban takimin e parë publik me qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të mbajë  takimin e parë publik me qytetarët për punën e tij dhe të ekzekutivit komunal...

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se sot organizohet Testi i Maturës Shtetërore 2026. Në afatin e parë të këtij procesi...

Lajmet e Fundit