15.5 C
Prizren
E martë, 16 Shtator, 2025

Policia në Prizren kërkon ndihmë për kapjen e gruas që i mori mbi 1 mijë euro, i gjeti në tokë

Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor në Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën penale  “Shpërdorim i pasurisë së huaj” që ka ndodhur më datë 19/04/2022 rreth orës 15:30 në qendrën tregtare  “ELKOS” në Prizren.

Në atë rast viktimës-femër i kanë rënë parat (1050 euro) në tokë, pas saj vijnë një çift, burrë e grua, gruaja i merr parat dhe ata largohen, njofton policia.

“Sektori i hetimeve ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar fotografi dhe video  të dyshuarave, mirëpo deri tani nuk ka rezultuar  në identifikim e tyre.

Andaj  Policia e Kosovës – Stacioni Policor në Prizren, bazuar në ligjin për publikimin e fotove me shënime tjera të personave të kërkuar, me Autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim identifikimit, lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tyre, lëshon:

Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personat e  kërkuar janë të panjohur, kërkohen për veprën penale :

-“Shpërdorim i pasurisë së huaj”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetin apo vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 029 244 740- Stacioni Policor Prizren

– E-mail adresa: [email protected]”, thuhet në njoftimin e policisë./PrizrenPress.com

Më Shumë

Defekt në stacionin e pompave, disa fshatra të Prizrenit pa ujë të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se sot do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në disa fshatra të...

Prizreni përfiton internet publik falas përmes projektit evropian WiFi4WB

Kryetari i  Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se Komuna e Prizrenit është përzgjedhur për të përfituar nga iniciativa WiFi4WB, që do të...

Lajmet e Fundit