Ten Hag tregon se çfarë mendon për Ronaldon

Trajneri i Manchester United, Eric ten Hag, ka vënë në dukje rëndësinë e sulmuesit Cristiano Ronaldo përpara ndeshjes kundër Real Sociedad në raundin e gjashtë të fazës së grupeve të Ligës së Evropës.

“Cristiano është një profesionist i vërtetë. Ai ka cilësi drejtuese. Ronaldo është një pjesë e rëndësishme e ekipit, ai është një kërcënim për çdo linjë mbrojtëse. Cristiano mund të përdorë çdo boshllëk në mbrojtjen e kundërshtarit”, tha trajneri holandez për Manchester Evening News.

Më herët mediat raportuan se sulmuesi 37-vjeçar mund të largohet nga Djajtë e Kuq në fund të këtij sezoni.

Në sezonin aktual të Premierligës, portugezi ka shënuar vetëm një gol në nëntë ndeshje

Më Shumë

Selmanaj: LDK në Prizren vazhdon mobilizimin për zgjedhjet parlamentare

Kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka njoftuar se është zhvilluar një takim i përbashkët me kandidatët për deputetë nga Dega e LDK-së...

“Nuk është lajmëruar qe dy ditë” – zhduket 24-vjeçarja nga Prizreni, bashkëshorti kërkon ndihmën e policisë

Një rast i zhdukjes së një të reje po hetohet në Prizren, pasi B. D. rreth 24 vjeç është larguar nga shtëpia dhe nuk...

Lajmet e Fundit