Trepça e fiton dramën në Prizren

Në një ndeshje shumë interesante, me kthesa dhe dramatike, Trepça ka mundur Bashkimin në Prizren me rezultat 85:87 (24:18, 26:22, 14:21, 21:24), në xhiron e nëntë të Prince Caffe Superligës.

Shtatë minutat e parë të ndeshjes ishin të barabartë, por më pas vendasit u shkëputën, duke e fituar çerekun e parë me rezultat 24:18, transmeton Klankosova.tv.

Prizrenasit të mbështetur edhe nga tifozët vendas vazhduan me lojë të mirë, duke ngritur epërsinë deri në 13 pikë, 44:31, ndërsa shkuan në pushim me shifrat 50:42.

Portokallezinjtë me një seri të suksesshme u shkëputën në 16 pikë, 64:48, dhe deri tre minuta nga fundi i periudhës së tretë po fitonin bindshëm, por më pas mysafirët ishin të jashtëzakonshëm, duke e afruar rezultatin në 64:63.

Kjo bëri që dhjetë minutat e fundit të jenë shumë interesant dhe kështu edhe ndodhi. 2:21 minuta nga fundi, vendasit po fitonin 83:77, por një seri prej 0:8 e mitrovicasve bëri që të kalojnë në epërsi 83:85, ndërsa triumfuan në fund 85:87.

Te Bashkimi u dallua Altin Morina me 25 pikë, ndërsa te Trepça, Drilon Hajrizi me 24 pikë e 12 kërcime.

Prizrenasit tri fitore e gjashtë humbje, kurse mitrovicasit pesë fitore e tri humbje.

Më Shumë

“Festa e Automjeteve Historike” mbahet më 30 maj në qendër të Dragashit

Në kuadër të “Oldtimer Fest Prizren 2026”, Komuna e Dragashit në bashkëpunim me Oldtimer Club Prizren organizon “Festën e Automjeteve Historike” në qendër të...

Rriten shtesat për lehonat, nga ky muaj secila nënë lehonë do të përfitojë 500 euro në muaj

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vendosur që një vendim, i cili ishte paraparë të hynte në fuqi në muajin korrik, të zbatohet më...

Lajmet e Fundit