18 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Ngacmohet një e nxënëse në Prizren

Një person dyshohet se në mes të rrugës i ka zënë pritën një vajze të mitur në Prizren.

Viktima ishte duke u kthyer nga shkolla për në shtëpi, kur përgjatë rrugës ‘William Walker’ ka hasur në të dyshuarin, i cili po lëvizte me biçikletë dhe ka kërkuar me ngulm nga e mitura që të bisedojnë bashkë.

Bazuar në dëshminë e 15-vjeçares dhënë organeve të hetuesisë, i dyshuari edhe pse ka parë refuzimin e vajzës dhe tentimin e saj për ta lajmëruar policinë, sërish nuk ka hequr dorë dhe ka vazhduar ta ngacmojë e t’i shkojë nga prapa asaj.

Për të mos mjaftuar e gjithë kjo, ai më pas e ka kërcënuar viktimën se nëse kërkon ndihmë nga Policia do ta pësojë keq.

Përballë kësaj situate dhe e frikësuar deri në palcë, ajo ka arritur që të ikë nga i dyshuari duke u fshehur në një nga tezgat në treg, prej ku edhe ka lajmëruar nënën e saj lidhur me atë që ka ndodhur.

Si rezultat i denoncimit të rastit, policia ka ftuar të dyshuarin që të paraqitet në stacion policor për intervistim.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se për shkak se 21-vjeçari edhe më parë kishte pasur probleme të të njëjtës natyrë me viktimën, ndaj tij kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Ngacmim’.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Më Shumë

Në Prizren arrestohet i kërkuari që ishte i dënuar me burg efektiv

Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka arrestuar një person në Prizren, i cili ishte në kërkim pasi ishte i dënuar me 1...

Zhvilloi provën e parë në Eurovision, Alis: Emocione trefish më të forta, ëndërr që po bëhet realitet

Alis Kallaci, fituesi i Festivalit të 64 të RTSH me këngën “Nan” ka ndarë emocionet dhe përjetimet nga prova e parë gjenerale në skenën...

Lajmet e Fundit