13.2 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Rrahje për pronë në një familje në Prizren: Vëllai i madh e bën për spital vëllain e vogël

Një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht vëllain e tij më të ri në moshë në Prizren.

Ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti për pronë, ku më pas ka eskaluar në sulm fizik ndaj vëllait të tij, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.

 

 

Si pasojë e dhunës që përjetoi, viktima  ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që rastin e ka denoncuar edhe në polici.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë arrestuar të dyshuarin i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, prokurori ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Më Shumë

Zhduket një e mitur në Prizren

Nëna në Prizren ka raportuar se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti është duke u...

Rahoveci fiton dramën ndaj Besa Famgas, merr epërsinë në gjysmëfinale të plejofit

Rahoveci ka shënuar fitore të madhe në ndeshjen e parë gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll, duke mposhtur Besa Famgasin me...

Lajmet e Fundit