Policia inspekton 53 lokale të masazheve, mbyll 44 prej tyre

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në nivel vendi të koduar me emrin “Masazh – Dhjetori 2022”, në të cilin janë inspektuar 53 lokale të masazheve.

Sipas njoftimit të policisë, aksioni ka ndodhur me qëllim të marrjes së masave proaktive dhe verifikimit të informatave në terren, ku është hartuar një plan operativ në funksion të inspektimit të salloneve të masazheve, plan i cili është realizuar në bashkëpunim dhe mbështetje të inspektorëve nga MINT-i, ATK-së dhe inspektorët e punës.

Policia ka bërë me dije se nga 53 lokale të inspektuara, 44 prej tyre janë mbyllur nga inspektorët, si dhe janë shqiptuar gjoba për parregullsitë e evidentuara.

Më Shumë

Prizren: Vdes një person në Emergjencë, rasti në hetime

Një person ka vdekur në Emergjencën e Prizrenit gjatë ditës së djeshme, pasi është sjellë në gjendje të rënduar shëndetësore. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

“Kjo krizë nuk është e re, ka filluar që në shkurtin e 2025-s”, Abrashi kritikon opozitën për bllokim të proceseve

Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar opozitën se po bllokon institucionet dhe po e çon vendin drejt zgjedhjeve të reja. Abrashi tha se...

Lajmet e Fundit