21.6 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Sa është vlera e alkoolit të sekuestruar sot në Hoçë të Madhe, flet zëdhënësi i Doganës

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, ka dhënë detaje rreth aksionit të sotëm të sekuestrimit të mallrave në Hoçë të Madhe, të komunës së Rahovecit.

Ai në “Frontal” të T7 tha se kanë pasur rezistencë pasi sipas tij nganjëherë këto procedura nuk janë të lehta për kompanitë.

Stavileci tha se mallrat e konfiskuara janë kryesisht verëra – verë e bardhë dhe e kuqe.

“Ne e konsiderojmë alkool ilegal kur prodhojnë pa certifikim paraprak nga Dogana dhe pa regjistrim në listën e prodhuesit të alkoolit në Doganë, në atë formë shmangin edhe akcizën dhe pagesën e taksave”, tha ai.

“Kemi pasur rezistencë, por gjithmonë ka tendencë t’i jepet ngjyrë politike”, tha ai.

Ai tha se ende nuk dihet vlera e saktë e mallrave të sekuestruara.

“Ende se kemi raportin final se sa mund të vlerësohet ky lloj malli, por llogaritet se kanë qenë diku 42 mijë litra pije alkoolike, të cilat në treg të shumicës mund të shkojnë mbi 100 mijë euro”, tha Stavileci në “Frontal”.

Më Shumë

Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së dhe kandidate për presidente

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka propozuar që Vjosa Osmani të jetë kandidate për presidente dhe bartëse e listës zgjedhore të...

Trepça dhe Bashkimi nisin sonte betejën për titullin e kampionit

Trepça dhe Bashkimi përballen sonte në ndeshjen e parë të finales së “Play-off”-it në ProCredit Superligë. Takimi zhvillohet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, me fillim...

Lajmet e Fundit