10.1 C
Prizren
E martë, 10 Mars, 2026

Bashkimi eliminohet nga Superkupa

Skuadra e Trepçës është treguar më e mirë se ajo e Bashkimit në përballjen e dytë të gjysmëfinaleve të Superkupës së Kosovës, për të fituar ndeshjen dhe për të siguruar finalen e garës.

Mitrovicasit në finale do të ndeshen ndaj Prishtinës, që më herët mposhti Yllin për të siguruar luftën për trofe. Finalja do të luhet të dielën me fillim prej orës 17:00.

Pos çerekut të parë të luftuar nga Bashkimi, Trepçaka kaluar më lehtë në çerekët e radhës për të bërë dallimin dhe për të shkuar lirshëm te fitorja 79-63 [19-21, 22-13, 20-14, 15-15].

Më efikasi te Trepçaka qenë Kendrick Brown me 17 pikë të shënuara, ndërsa ka bërë edhe 3 asistime e 4 kërcime, kurse me 15 pikë është dalluar Adam Grant. Cadarian Raines ka dhënë 12 pikë në fitore.

Bashkimi, që befasoi Pejën në çerekfinale, nuk ka arritur më shumë ndërsa Prentiss Nixone Fahro Alihodzic me nga 14 pikë kanë qenë më efikasit.

Në finale Trepça ndeshet me Prishtinën, për të kërkuar trofeun e fundit të vitit 2022.

Më Shumë

Derbi sonte në Suharekë

Sonte zhvillohet derbi i xhiros 23 në Superligën e Kosovës. Golden Eagle Ylli e pret Go+ Pejën në palestrën sportive ”13 Qershori” të Suharekë. Në duelet...

Qytetarja nga Suhareka gjen 300 euro dhe i dorëzon në polici

Një akt i ndershmërisë qytetare ka tërhequr vëmendjen e Policisë së Kosovës në Suharekë. Më 6 mars 2026, qytetarja V. F. nga fshati Peqan, duke...

Lajmet e Fundit