“K*rvë, del pa më pytë”/ Vajza në Prizren denoncon babain e saj për dhunë, thotë se s’ndihet e sigurt pranë tij

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga prindërit, partnerët dhe anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur mbrëmë në fshatin Medvec të Prizrenit, ku një burrë dyshohet se ka përdorur gjuhë të papërshtatshme kundrejt vajzës së tij.

Sinjali mëson se i dyshuari nën ndikim të alkoolit ka fyer e ofenduar 21-vjeçaren me fjalë të rënda, duke e quajtur me terme denigruese si k*rvë që del pa dijeninë e tij.

Përballë kësaj situate, vajza ka denoncuar rastin në Polici, ku para hetuesve policorë është shprehur se nuk ndihet e sigurt të jetojë me babain e saj.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë arrestuar të dyshuarin i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim. Ai po ashtu i është nënshtruar testit të alkoolit, ku ka rezultuar në gjendje të dehur.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori ka urdhëruar që ndaj tij të nisin hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

/GazetaSinjali/

Më Shumë

Dërgohet pa shenje jete një person në QKMF të Malishevës

Një person është dërguar pa shenja jete gjatë orëve të mbrëmjes në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja...

U deklaruan si qirinj por ishin fishekzjarre, dogana zbulon shmangie tatimore prej 2500 euro në Prizren

Dogana e Kosovës ka zbuluar një rast të deklarimit të pasaktë të mallrave gjatë kontrollit doganor në Prizren.   Gjatë ekzaminimit të një dërgese të importuar,...

Lajmet e Fundit