Visar Shehu emërohet këshilltar në ministrinë e Liburn Aliut

Visar Shehu ka njoftuar se është emëruar këshilltar në ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, e cila udhëhiqet nga ministri Liburn Aliu.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Shehu ka falënderuar ministrin Aliu për këtë pozitë.

Nga sot, jam emëruar këshilltar pranë ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Falënderoj nga zemra ministrin Aliu, LVV-në, të gjithë ata që më përkrahen dhe vazhdojnë të më përkrahin e në veçanti familjen time përkrahja e së cilës asnjëherë nuk me mungoi. Na priftë e mbara!”, ka shkruar ai.

Visar Shehu është një mik i ngushtë me zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Gjatë qeverisjes së VV-së në Prizren në krye me Mytaher Haskukën, Shehu kishte pozitën e Drejtorit të Shëndetësisë dhe nënkryetar I Komunës.

 

Më Shumë

Arrestohet një person pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Prizren, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën...

Totaj priti delegacionin e Iowa Soccer Association nga SHBA-ja

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të Iowa Soccer Association nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili...

Lajmet e Fundit