18.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Samiti i UEFA: Rusia mbetet e përjashtuar

Klubet ruse të futbollit dhe ekipi i tyre kombëtar nuk do të mund të marrin pjesë në garat evropiane për sa kohë që lufta në Ukrainë vazhdon. Kështu ka vendosur komiteti ekzekutiv i UEFA-s, pas takimit me drejtuesit e Federatës Ruse të Futbollit në Nyon.

Prandaj, Superkupa Evropiane e vitit 2023, e vendosur për gushtin, nuk do të mbahet në Rusi në qytetin e Kazanit, por një vend i ri do të identifikohet në muajt e ardhshëm.

E njëjta zgjidhje ishte caktuar për finalen e UEFA Champions League 2021/22, e planifikuar fillimisht në Shën Petersburg dhe më pas u transferua në Paris.

Sipas mediave ruse, ky takim u mendua, të paktën nga delegacioni i Moskës, si një mundësi për të diskutuar për rikthimin e klubeve dhe kombëtares në kompeticionet evropiane.

Megjithatë, UEFA nuk i ka mbyllur dyert përfundimisht, por për sa kohë që lufta në Ukrainë vazhdon, asnjë klub nuk do të pranohet në kompeticionet evropiane, përfshirë kombëtaren.

Në sfond mbetet ende mundësia që Rusia të vendosë të zgjedhë një zgjidhje më drastike, duke lënë Federatën Evropiane të Futbollit dhe duke “kaluar” në ekuivalentin aziatik, AFC.

Presidenti i federatës rese, Alexander Dyukov kishte shpjeguar se tre muajt e parë të vitit 2023 do të ishin vendimtarë në këtë drejtim.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Vdes tragjikisht në vendin e punës mërgimtari 30-vjeçar nga Malisheva

Ka humbur jetën tragjikisht në vendin e punës në Belgjikë, 30-vjeçari, Arian Gashi. I ndjeri ishte nga qyteti i Malishevës. 30-vjeçari humbi jetën mëngjesin e sotëm...

Moti sot me shi

Moti sot fillimisht parashihet të jetë kryesisht i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit të ndryshueshëm, të pranishme në pjesën dërrmuese të Kosovës...

Lajmet e Fundit