1.1 C
Prizren
E mërkurë, 18 Shkurt, 2026

Pranvera e vështirë

Qazim Thaçi

Katër  dekadat e  fundit Kosovën e kanë përcjellë me  ritme të ndryshme  dhe etapa zhvillimore me plotë krajata, dhembje e histori  të dhembshme, por shumë krenare e plotë atdhedashuri.

Erdhëm deri në prag të pranverës 2023. Tani jemi duke  kaluar nëpër  një periudhë  shumë të vështirë, sado që mund të jetë finale  për definimin  e Mëvetësisë së Kosovës.

Por, disa  informacione  të kësaj fundjave, sikur kanë trazuar  zemrat e  atdhetarëve, atyre që Kosovës  i kanë dhënë pafundësisht dijen, djersën e gjakun e bijve  apo edhe pjesë të trupit të tyre.

Mbajtja e strategëve  të UÇK-së padrejtësisht në  Hagë është e padrejt.

Po mbahen me gënjeshtrat e  atyre  që  e kanë shitur shpirtin tek Serbia.

Derisa lidershipi i Kosovës  pozitë  e opozitë, në këtë  prag të pranverës  duhet të  përbashkojnë  idealin  e Atdheut që  të mbrojnë sa më dinjitetshëm  Kosovën. Sepse  në të kundërtën  mund ta pësojmë  ate  që  as  që i duhet  këtij populli. Nuk kemi pse  e përziejmë këtu elektoratin apo subjektin politikë. Sepse Kosova  ka një emër e nuk e ka as :LDK,as PDK, as.LVV, as AAK …apo cilido subjekt tjetër, por e ka Kosovë.

Jemi edhe dëshmitarë  se çdo ditë  e më shumë po pakësohemi e po bëhemi më pak se sa që ishim.

Kjo në fakt është edhe një trend  botëror, por   më pak hetohen në ato shtete që kanë dhjetëra miliona  banorë e  shumë më shumë hetohen në atë popull që  tash  rezidentë vështire  ta kemi  një milion e gjysmë  banorë.

Qeveria, e këtë rast edhe kryeministri  duhet këtë gjendje  ta sheh më sy më real, e jo si deri më tani. Rambujes i pati thënë jo. Ahtihsarit, jo.Flamurit jo e së fundi edhe pavarësisë  i pati dhenë jo sikurse  edhe  ushtrisë, tani  duhet të ndryshojë  metodën  të jetë me kërkesat e  këtij populli dhe  të jetë në konturat e qytetarëve që Kosovë  të ekzistojë të  avancohet e  të bëhet shtet i dinjitetshëm, për të  gjithë  ata që  jetojnë nën këtë nënqiell .Kjo pranverë  është e vështirë, por nëse  përbashkohemi  për idealin e atdheut, edhe kësaj here do ta ia dalim,….

Më Shumë

Aksident në Landovicë të Prizrenit, nuk dihet për të lënduar

Një aksident ka ndodhur sot në Landovicë të Prizrenit, njofton Klankosova.tv. Sipas pamjeve që ka siguruar Klankosovat.tv, i përfshirë në aksident shihet një automjet i...

Erërat e forta lënë pa rrymë qendrën e skijimit në Brezovicë

Qendra e skijimit në Brezovicë po përballet me ndërprerje të energjisë elektrike që nga ora 04:30 të mëngjesit, për shkak të erërave të forta...

Lajmet e Fundit