Tërmeti në Turqi: Prizrenasit të mërzitur për miqtë turq (VIDEO)

Qytetarët e komunitetit turk në Prizren gjatë gjithë së hënës nuk i ndalën telefonatat me Turqinë.

Ata interesoheshin për shëndetin e familjarëve të tyre pas tërmetit shkatërrues që goditi juglindjen e shtetit turk në orët e para të 6 shkurtit.

Ndonëse viktima e të lënduar nuk janë lajmëruar se ka nga Kosova, lëkundjet e njëpasnjëshme mijëra kilometra larg i prekën edhe bashkëkombësit e tyre në Prizren.

Ky komunitet është mirënjohës që Qeveria e Kosovës ofroi ndihmë për Turqinë dhe popullin e saj që kjo tragjedi të kalohet sa më lehtë.

Më Shumë

I thyhet xhami dhe i vihet zjarri, digjet një lokal në Prizren

Një lokal mobilierie në Prizren është përfshirë nga zjarri, ndërsa Policia dyshon se rasti është shkaktuar qëllimisht nga persona të panjohur. Sipas raportit policor, ankuesi...

Kosova garon në turneun e YDF-së

Kosova me grupmoshën U14 në të dyja konkurrencat, ka marrë pjesë në turneun e FIBA YDF-së. Turneu është mbajtur nga 13 deri më 17 maj...

Lajmet e Fundit