6.1 C
Prizren
E hënë, 16 Shkurt, 2026

Drejtoresha e Arsimit në Prizren i përgjigjet LDK-së: Po propagandoni

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prizrenit, Luljeta Veselaj-Gutaj, i ka hedhur poshtë akuzat e LDK-së, për shitjen e vendeve të punës.

këto pretendime. Ajo ka shprehur keqardhje që të rinjtë e LDK-së janë vënë në lajthitje për këtë çështje dhe ka kërkuar që ballafaqimi të ndodhë me fakte dhe jo me spekulime.

“I siguroj të gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit se të gjitha procedurat janë zhvilluar sipas ligjeve dhe akteve nënligjore. Dhe, propagandat e tilla dhe shpifësit do të ballafaqohen me ligjin, këtë e kam thënë me herët dhe e them prapë. Por, në qoftë se ndodh e kundërta dhe kanë fakte, faktet duhet të deponohen aty ku e kanë vendin në organet e drejtësisë”, tha Veselaj-Gutaj.

LDK-ja në Prizren ka akuzuar pushtetin lokal për punësime me pagesë në arsim. Të rinjtë e këtij subjekti politik , sot kanë protestuar lidhur me këto punësime të pretenduara ./PrizrenPres.com/

Më Shumë

Nënkryetar komune apo deputet, flet Kujtim Gashi

Kujtim Gashi ka fituar votat e nevojshme për të qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Nënkryetari i komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi ka thënë...

P.C Prizreni në gjysmëfinale

Proton Cable Prizreni është skuadra e parë gjysmëfinaliste e Final 8 Kupës së Ligës së Parë te Meshkujt. Prizrenasit fituan bindshëm ndaj Gjakovës 108:48, në...

Lajmet e Fundit