Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje në një market në Suharekë

Policia e Kosovës njofton  të martën ka arrestuar dy persona në Suharekë, nën dyshimin se kanë kryer vjedhje në një market në këtë qytet.

Në njoftimin e Policisë thuhet se të dyshuarit, në prani të avokatëve mbrojtës e kanë pranuar kryerjen e veprës.

“Me datën 06.02.2023 në Stacioni Policor në Suharekë një ankues ka raportuar se gjatë orëve te natës i janë vjedhur mallra të ndryshëm nga shitorja ushqimor ‘Market’ i cili ndodhet në rrugën ‘Nënë Tereza’ në Suharekë. I dyshuari numër 1 është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, gjatë intervistimit ai pranon së në bashkëpunim me të dyshuarin numër 2 ka kryer rastin “vjedhje e rëndë” në marketin e lartshënuar. Pas një pune intensive nga ana e policisë është kapur edhe i dyshuari nr. 2 i cili është intervistuar në prani të avokatit gjithashtu”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të dyshuarit e moshës 33 dhe 32 vjeç janë ndaluar për 48 orë.

Më Shumë

E rëndë në Prizren: Një grua gjendet pa shenja jete në rrugë

Një grua është gjetur pa shenja jete në një rrugë në qytetin e Prizrenit. Siç bën të ditur policia në raportin 24-orësh, rasti është raportuar...

Detaje nga rrahja në Prizren: Tre të lënduar, dy nga thika

Katër persona janë përfshirë në një rrahje që ka ndodhur sot në Prizren. Tre prej tyre kanë pësuar lëndime, dy nga thika dhe një tjetër...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit