13.8 C
Prizren
E hënë, 3 Nëntor, 2025

Inter-i merr vendim për të ardhmen e Lukaku-t

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Interi dëshiron të mbajë Romelu Lukaku-n dhe në muajin mars do të takohet me drejtorët e Chelsea-t për të diskutuar të ardhmen e sulmuesit belg.

Lukaku u kthye në “Stadio Meazza” në formë huazimi verën e kaluar, por ka pasur probleme me lëndimet këtë sezon, duke filluar vetëm pesë ndeshje në të gjitha garat dhe duke shënuar dy gola.

Megjithatë, sipas mediumit të lartcekur, zikaltrit duan të mbajnë “Big Rom” në klub edhe për sezonin e ardhshëm dhe në të njëjtën kohë, Lukaku nuk dëshiron të kthehet në “Stamford Bridge”.

Gjigantët e Serie A presin ta zgjasin huazimin e sulmuesit për një tarifë më të ulët se ajo që paguan verën e kaluar, 8 milion euro plus 3 të tjera shtesë.

Në mënyrë ideale, sipas “GDS”, ata do të donin ta mbanin lojtarin për gjysmën e asaj shume dhe ndërmjetësimi i avokatit të Lukaku-t, Sebastien Ledure, do të jetë vendimtar për një fund pozitiv të negociatave.

Sipas raportit, Inter-i ka folur tashmë me përfaqësuesin e lojtarit në kuadër të takimit me Chelsea-n.

Dy klubet ka të ngjarë të diskutojnë të ardhmen e sulmuesit në mes të marsit, me shumë gjasa pas ndeshjes së dytë të fazës së 1/8-ve të finales në Ligën e Kampionëve, ku Inter-i do të përballet me Porto-n.

 

Më Shumë

Bashkimi lufton me zemër, por Dijon merr fitoren pas një vazhdimi dramatik në Prizren

Bashkimi ka zhvilluar një ndeshje të jashtëzakonshme mbrëmjen e së mërkurës ndaj skuadrës franceze Dijonit, por në fund u mposht me rezultat 73-84, pas një...

Sot varroset 34 vjeçari pasi ra nga skelet në vendin e punës në Prizren

Sot do të varroset 34-vjeçari, i cili vdiq dje pasi ra nga skelet në vendin e punës në Prizren. Varrimi i të ndjerit do të...

Lajmet e Fundit