9.4 C
Prizren
E diel, 3 Maj, 2026

Paga e kryetarit të Prizrenit do të jetë 1,365 euro

Miratimi i koeficientit të pagave pritet ta ndryshojë mënyrën se si do të paguhen kryetarët e 38 komunave të Kosovës.

Kjo pasi Ligji i ri për paga në sektorin publik parasheh që kryetarët e komunave të paguhen në bazë të numrit të banorëve që ka komuna që ata udhëheqin.

Vlera e koeficientit prej 105 euro do të caktojë pagat e kryetarëve të komunave të Kosovës të ndara në 7 kategori. Koeficienti 15 i takon kryetarit të kryeqytetit, që ka më së shumti banorë ndërsa koeficienti 11.8 për kryetarët e komunave që kanë më së paku banorë.

Sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2011 dhe vlerësimit të popullsisë të vitit 2021,  Prizreni është me mbi 100 mijë banorë në Kosovë.

Rrjedhimisht, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj  do të ketë pagën bazuar në koeficientin 13, apo pagën e dytë më të madhe nga kryetarët e komunave pas kryetarit të kryeqytetit.

Bazuar në vlerën e koeficientit prej 105 euro, paga e kryetarit të Prizrenit për vitin 2023 pritet të jetë 1,365 euro.

Më Shumë

Malisheva e shokon në fund Prishtinën

Malisheva ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Prishtina, sfidë që u zhvillua në Hajvali. Mysafirët arkëtuan pikët e plota me rezultat 0-1, ku...

Arrestohet një person në Rahovec për dhunë në familje, dyshohet se dëboi bashkëshorten dhe tre fëmijët nga shtëpia

Një person është arrestuar në Rahovec nën dyshimin për ushtrim të dhunës në familje ndaj bashkëshortes dhe tre fëmijëve të tyre. Sipas policisë, rasti ka...

Lajmet e Fundit