Në inspektimin e 25 mishtoreve në Prizren, Agjencia e Ushqimit ndaloi shitjen e 35 kg suxhuk

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka ndaluar shitjen e 35 kilogramëve suxhuk pas një aksioni të inspektimit në 25 mishtore në qytetin e Prizrenit.

35 kilogramë suxhuk ishin pa dekleracion, u tha nga AUV-i.

AUV bëri të ditur se aksioni kishte për qëllim mbikëqyrjen e zbatimit të akteve ligjore që rregullojnë tregtimin e mishit dhe nën produkteve të mishit.

“Vetëm në një rast vepruam me ndalim të shitjes se 35 kg suxhuk i cili ishte pa dekleracion”, njoftoi AUV.

“Aksioni u realizua përmes 8 grupeve inspektuese, në secilin grup, pjesëmarrës ishin nga dy inspektorë. Në Aksion kontrolli u përfshin 25 mishtore të komunës se Prizrenit. Ne? disa raste janë dhënë vërejtje për përmirësim të kushteve  brenda afateve kohore ligjore”- njoftoi AUV.

Kjo agjenci tha se do të vazhdojnë me aksione në të gjithë Kosovën për largimin nga tregu të produkteve të cilat nuk përmbushin kriteret ligjore për tregtim

Më Shumë

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Lajmet e Fundit