Ngasësit në Prizren i merret patentë shoferi për një vit dhe i shqiptohet gjoba 500 euro për tejkalim të shpejtësisë

Policia e Kosovës me qëllim që të krijoj siguri në komunikacion dhe më qëllim të parandalimit të aksidenteve mban pika të kontrollit në vende dhe kohë të ndryshme.
Në kuadër të një pike të rregullt të kontrollit, patrulla policore e Stacionit Policor Prizren-Veri, me datë 11 mars 2023 në Prizren një ngasësi për tejkalim të shpejtësisë, në zonën urbane ku kufizimi shpejtësisë ishte 40 km/h, i ka shqiptuar gjobë prej 500 (pesëqind) euro, i janë shqiptuar 5 pikë negative dhe masa mbrojtëse e ndalimit të patentë shoferit prej 1 viti.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për të ofruar siguri në çdo kohë, në çdo vend dhe për të gjithë qytetarët pa dallim.

Më Shumë

Zyrtare: Divine Myles i bashkohet Bashkimit

Bashkimi po vazhdon ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri, ndërsa në mbrëmjen e sotme ka zyrtarizuar edhe afrimin e basketbollistit amerikan Divine Myles. “Mirë...

Osmani viziton Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë: Ndamë së bashku dashurinë e festës

Në ditën e festës së Kurban Bajramit, kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së ka vizituar Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë. E shoqëruar edhe...

Lajmet e Fundit