29-vjeçari mëson se ka zemrën në krahun e djathtë, mjeku rrëfen përjetimin e të riut

Mjeku kardiolog Kristo Papa tregoi në një intervistë për Euronews Albania rastin e një djali 29-vjeçar i cili u diagnostikua me zemër në krahun e djathtë.

Mjeku shqiptar, i cili ushtron profesionin e tij në Londër, tha se 29-vjeçari shqiptar në fillim u tremb, por më pas qeshi kur mori vesh se veçoria e tij ishte tepër e rrallë në botë.

Mjeku tha vetëm 5-6 raste të tilla janë në botë, duke shtuar se pacientët duhet të kenë një kujdes të veçantë.

Pjesë nga biseda:

Kristo Papa: Ky është një rast i rrallë mund të jenë 5-6 raste në të gjithë botë. Në këtë rast kemi zemrën e invertuar komplet djathtas, ndërsa pjesa abdominale janë në pjesën e majtë të pacientit. Pacienti është një shqiptar i ri në moshë. Punon dhe jeton në Londër. Ai më kërkoi ndihmë për arsye shëndetësore. I dhashë ekspertizën time, i bëra dhe një ekografi, ku vura re që barkushen e majtë e kishte të ënjtur. Kjo për ne mjekët kardiologë përbën alarm.

Sidorela Gjoni: Djali është 19 vjeç nuk e dinte që e kishte zemrën në krahun e djathë, e mori vesh tani?

Kristo Papa: Mesa më tha e dinte, por nuk ishte në dijeni për shqetësimin që po i krijohej tani. I thashë që ai duhet të survijohet, pasi ventrikuli i majtë i tij, ka një ënjtje të madhe e cila është në bazë të gjenetikës. Në këtë rast mund të jetë e lidhur me simptoma të tjera. Pacienti u paraqit me vështirësi të frymëmarrjes.

Sidorela Gjoni: A u tremb, si reagoi kur i thatë që e ke zemrën në krahun e djathtë?

Kristo Papa: Nga një anë u ndje shumë i veçantë pasi i thashë është gjë shumë e rrallë. Qeshi! Por nga ana tjetër i thashë që i duhet kujdes. Duke qenë se i fola shqip ai u ndie edhe mirë e ngrohtë se tha kam një njeriun tim, një shqiptar mjek, që mund të më ndihmojë në një vend të huaj. Madje unë fola me spitalin, vetë spitali u tregua i gatshëm që ta trajtojë.

Më Shumë

Totaj pret delegacion nga Washingtoni, nis programi “America250” në Kosovë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot në Prizren një delegacion të veçantë nga Washington D.C., të udhëhequr nga Dr. Faton Bislimi,...

Leon Morina promovohet në ekipin senior të Prizrenit

FC Prizreni ka zyrtarizuar promovimin e Leon Morinës në ekipin senior, duke vazhduar projektin e zhvillimit dhe promovimit të futbollistëve të dalë nga akademia...

Lajmet e Fundit