Sllovakia do t’i dërgojë Ukrainës aeroplanë luftarakë

Qeveria sllovake do të dërgojë aeroplanë luftarakë MiG – 29 në Ukrainë, ka bërë të ditur kryeministri sllovak, Eduard Heger.

Flota e tyre prej 11 aeroplanësh nuk po përdoret më që nga vera e kaluar dhe shumica nuk janë në gjendje funksionale për momentin, transmeton Telegrafi.

Lajmi vjen pasi Polonia tha se do t’ia dërgojë Ukrainës katër aeroplanë MiG-29 ditëve në vijim.

Muajin e kaluar, Heger, tha se vendi mund të fillojë bisedimet për dërgimin e aeroplanëve.

Polonia dhe Sllovakia, që janë pjesë krahut lindor të aleancës ushtarake të NATO-s, kanë qenë mbështetës të forte të Ukrainës që kur Rusia nisi pushtimin.

Në anën tjetër, kryeministri danez Mette Frederikson gjithashtu tha dje se vendet perëndimore janë duke debatuar çështjen nëse duhet të dërgojnë aeroplanë luftarakë në Ukrainë.

“Kjo është diçka që ne po e diskutojmë në grupin e vendeve aleate. Është një kërkesë e madhe nga Ukraina”, ka thënë ai.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky iu ka bërë kërkesë vazhdimisht aleatëve perëndimorë për aeroplanë luftarakë.

Më Shumë

Bashkimi dhe Trepça sonte në Prizren, vazhdon beteja për titullin kampion

Seria finale e “Play-off”-it në ProCredit Superligë vazhdon sonte në Prizren, ku Bashkimi pret Trepçën në ndeshjen e tretë të finales. Takimi zhvillohet në palestrën...

“Ura e Kaltër” në Prizren merr pamje të re pas rivitalizimit të qendrës historike

"Ura e Kaltër", një nga pikat më karakteristike të qytetit të Prizrenit, ka marrë një pamje të re pas ndërhyrjeve të realizuara në kuadër...

Lajmet e Fundit