Peja mposht Golden Eagle Yllin

Peja ka mposhtur kampionin aktual, Golden Eagle Yllin, në kuadër të gjysmëfinales së “Play-off”-it. 

Ndeshja ka përfunduar me rezultat 85:82 (22:19, 26:22, 23:23, 14:18).

Të gjitha periudhat e ndeshjes janë karakterizuar nga një epërsi e Pejës dhe një arritje e afrimit të Yllit, por në fund pjeanët kanë treguar se e kishin më seriozisht për ta prekur fitoren.

Te Peja u dalluan Brad Waldow me 22 pikë e dhjetë kërcime dhe Larry Thomas me 17 pikë e nëntë kërcime, kurse te Golden Eagle Ylli më i miri ishte Gëzim Morina me 16 pikë e tetë kërcime.

Ndeshja e ardhshme zhvillohet në Therandë.

Më Shumë

Aksion i Krimeve Ekonomike dhe Doganës në Prizren, bastisen disa argjendari

Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës me asistencën e Doganës së Kosovës janë duke zhvilluar aksion në disa argjendari në Prizren. Aksioni është zhvilluar fillimisht...

DKA në Prizren diskuton me Ambasadën turke për bashkëpunim në arsim

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj Gutaj, së bashku me zyrtarin Ferdi Kovaç, kanë pritur në takim këshilltarin për Arsim në Ambasadën e...

Lajmet e Fundit