11.6 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

Bayern transferon tjetër futbollist të Leipzig-ut

Tashmë është bërë zakon që gjigandi bavarez, Bayern Munich, të transferojë futbollistët e ekipeve të tjera në Bundesliga.

Së fundmi, kampionët në fuqi të Gjermanisë kanë arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit të Leipzig-ut, Konrad Laimer.

Austriaku ka kontratë me Leipzig-un deri në qershor dhe kështu kishte të drejtë të nënshkrunte para-kontratë me ndonjë klub tjetër.

Kështu që ai do ta vazhdojë karrierën në Munih nga sezoni i ardhshëm, derisa i ka përfunduar edhe testet mjekësore.

25-vjeçari do të nënshkruajë kontratë me Bayern-in të vlefshme deri në verën e vitit 2027.

Kujtojmë që Laimer ishte pjesë e Leipzig-ut që nga vera e vitit 2017, kur u transferua nga Leipzig-u për shumën e 7 milionë eurove.

Në total ai ka luajtur në 182 ndeshje në të gjitha garat me fanellën e Leipzig-ut, prej të cilave ka shënuar 13 gola dhe ka dhuruar 19 asistime.Albanian Post

Më Shumë

Sulm fizik në fshatin Babindoll të Rahovecit: Tre të arrestuar, viktima dërgohet në spital

Tre persona në fshatin Babindoll të komunës së Rahovecit, dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një person tjetër, duke i shkaktuar lëndime trupore që kanë...

Vidhen para, stoli ari në Leshan e Krushë të Vogël

Në dy raste të ndara persona të panjohur kanë vjedhur stoli ari në dy shtëpi të ndryshme. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës...

Lajmet e Fundit