Prokuroria dhe policia në Prizren, mbajtën një tryeze diskutimi në lidhje me Kodin e Ri të Procedurës Penale

Prokuroria Themelore në Prizren dhe Policia e Kosovës, mbështetur nga Misioni i OSBE-se në Kosove, organizuan një tryeze diskutimi për prokuroret, policët hetues dhe stafin mbështetës nga rajoni i Prizrenit, në lidhje me Kodin e Ri të Procedurës Penale që hyri në fuqi në shkurt 2023.

Të pranishmit patën mundësinë të dëgjojnë një prezantim gjithëpërfshirës mbi këtë temë nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore ne Prizren, z. Admir Shala si dhe një fjalim rasti nga Drejtori i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Kolonel Faton Alija.

Gjatë aktivitetit u zhvillua një diskutim shumë i frytshëm dhe u ndanë disa rekomandime të dobishme.

Takimi u zhvillua në Hotel “Premium Park” në Prizren dhe në të morën pjesë rreth 30 zyrtarw.

 

Më Shumë

Ukimeri mbikëqyr punimet për rrethrrotullimin e ri në “Dardania” të Prizrenit

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka bërë të ditur se po vazhdojnë punimet në aksin rrugor dhe rrethrrotullimin e ri në...

Fluks i lartë në Morinë, qytetarë të Kosovës drejt bregdetit shqiptar

Fundjava ka nisur me një fluks të lartë qytetarësh dhe automjetesh në pikën kufitare të Morinës, ku pjesa më e madhe e udhëtarëve nga...

Lajmet e Fundit