Kush e ka propozuar largimin e emrit “Hasan Prishtina” nga UP-ja

Kjo shtatore te rektorati i Universitetit të Prishtinës është e vendosur tash e sa vite.

Veç përmes saj, veprimtari i shquar kombëtar ishte nderuar duke e emëruar këtë institucioni të arsimit të lartë me emrin Hasan Prishtina.Por, ky vendim po synohet të tërhiqet prapa pas propozimit të rektorit Qerim Qerimi.

Këtë nuk do ta lejojnë udhëheqësit e fondacionit “Hasan Prishtina” dhe shoqata “Luma” të cilët këtë të marte organizuan një aksion simbolik.

Nipi i Hasan Prishtinës, Mehmeti nuk kurseu kritikat për rektorin Qerimi.

Bindshëm iniciativën e rektorit po e kundërshton edhe Shefqet Hoxha nga shoqata “Luma”.

Në këtë aksion simbolik nuk munguan edhe përfaqësuesit nga Shkupi, të cilët iu bashkangjitën kërkesës për këtë çështje.

Si të papranueshëm këtë propozim e cilësoi edhe profesori universitar Bujar Dugolli.

Por si mund të bëhet ndërrimi i emrit të këtij institucioni?

Në një përgjigje me shkrim rektori Qerim Qerimi deklaroi që ngatërrimi i emrit në arenën ndërkombëtare është arsyeja që UP-së duhet t’i kthehet emri i mëparshëm.

Më Shumë

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Haradinaj: Nëse opozita më propozon, do ta shqyrtoja kandidaturën për President

Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se do ta shqyrtonte mundësinë e kandidimit për President të vendit nëse kjo mundësi do...

Lajmet e Fundit