8.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Jenny Mollen zbulon se është sulmuar seksualisht në një spa në New York

Jenny Mollen zbuloi se ajo ishte viktimë e një “sulmi të ngadaltë dhe delikate” nga një terapist masazhi në një spa në qytetin e New Yorkut.

Aktorja, e cila është e martuar me yllin e “American Pie”, Jason Biggs, detajoi incidentin pikëllues të shkurtit 2020 në një ese të titulluar “Tell Me a Time You Were Molested”, të cilën e postoi të premten në Substack.

“Unë isha ftuar në spa për një masazh të kompletuar dhe një adaptogen injektuar me mirëkuptimin se do të flisja mirë për përvojën në mediat sociale”, kujton Mollen, 43 vjeç, për trajtimin 80-minutësh, shkruan PageSix.

Foto: Instagram

“Ai më shtyu me gishta që ndiheshin aq të gjerë dhe më shtrëngoi në pozicione të ndryshme, duke më palosur përgjysmë sikur të isha një lloj asistenti i magjistarit”, tha ajo.

Ylli i “Angel” shpjegoi se prekja e terapistit fillimisht ishte “e padëmshme”. Megjithatë, ajo e kuptoi shpejt se nuk ishte një trajtim tipik spa.

“Pasi m’i futi krahët rreth shpatullave, terapisti më ktheu mbrapsht, duke më mbajtur si një nga ato vajzat në ankth në kopertinën e romaneve romantike”, shkroi ajo.

“Ndjeva njërën prej duarve të tij duke lëvizur nga stomaku në hendekun midis gjoksit tim. ‘A mund të prek këtu?’, pëshpëriti ai, duke më ulur përsëri dhe duke lëvizur duart e tij mbi gjoksin tim”, tha ajo.

Mollen, e cila vuri në dukje se ajo nuk kishte “asnjë arsye” për të mos i besuar profesionistit, tregoi se ai më pas filloi ta “masturbonte” atë.

Foto: Getty Images

“Terapisti vazhdoi të më përkëdhelte dhe të më fërkonte gjoksin kur befas dora e tij u zhvendos në vaginë time. Ajo që po ndodhte ishte e gabuar, por jo në një mënyrë të qartë të dhunshme, ku unë do të ndihesha e justifikuar të thërrisja nënën time. Ishte një sulm i ngadaltë dhe delikate në të cilin u ndjeva disi bashkëfajtore”, kujtoi ajo.

“‘Jo… Nuk mundem, jam e martuar’. Unë nuk pranova, me mirësjellje sikur lidhja ime e përkushtuar të ishte e vetmja gjë që qëndronte mes nesh. Doja të çlirohesha por gjithashtu nuk doja të ofendoja nga frika e hakmarrjes”, ka shkruar ajo.

Mollen, i cili ndan djemtë Sid dhe Lazlo me Biggs, tha se burri “u ndal menjëherë dhe filloi të kërkojë falje”.

Pas trajtimit, dyshja folën për atë se të dy ishin prindër të dy djemve përpara se burri të bënte një koment shqetësues.

Foto: Getty Images

“Duhet të jem tepër i kujdesshëm për t’u siguruar që nuk po rrit dy përdhunues të vegjël”, psherëtiu ai me ironi”, shkroi aktorja e “Girls”.

“Më falni përsëri për gjithë këtë.” Ai tha, ashtu siç do të bënte një kamarier nëse aksidentalisht do ta rrëzonte pijen tuaj”, u shpreh tutje ajo.

Mollen u tha lexuesve të saj se ajo vizitoi një stacion policie për t’u pyetur në lidhje me ngritjen e akuzave, megjithëse në fund ajo zgjodhi të mos e bënte.

Ajo më vonë zbuloi se terapisti u pushua nga ajo spa dhe kishte një ankesë kundër licencës së tij të masazhit. /Telegrafi/

Më Shumë

Plagoset një person afër Xhamisë në Dragash – Policia arreston të dyshuarin dhe jep detaje

Një person është plagosur në qendër të qytetit të Dragashit. Rasti ka ndodhur afër Xhamisë në këtë qytet të Kosovës. I dyshuari është identifikuar nga Policia...

SBAShK paralajmëron protestë më 1 maj

  Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka bërë të ditur se me 1 maj do të ketë protestë të punëtorëve të arsimit. Në njoftimin...

Lajmet e Fundit