Rikthehet Marcelo Bielsa

Marcelo Bielsa ka rënë dakord të bëhet trajner i kombëtares së Uruguait, tha të enjten një ekzekutiv i shoqatës së futbollit të vendit.

Jorge Casales, një anëtar i komitetit ekzekutiv të shoqatës së futbollit të Uruguait, tha për “Associated Press” se ish-trajneri i Leeds do të nënshkruajë një kontratë deri në Kupën e Botës 2026.

“E vetmja gjë që mungon është nënshkrimi”, tha Casales për marrëveshjen 39-mujore. Brenda ditësh pritet në Montevideo 67-vjeçari Bielsa.

Ndeshjet e para të Bielsa-s në detyrë ka të ngjarë të jenë në qershor, kur Uruguai është planifikuar të luajë miqësore kundër Nikaraguas dhe Kubës. Kualifikimet e Botërorit të Amerikës së Jugut do të fillojnë në shtator.

“Ne po sjellim dikë që e dimë se do të na lërë një trashëgimi që shkon përtej 90 minutave të një ndeshjeje”, tha Casales. Negociatat me Bielsa zgjatën “tre muaj”, tregoi ai.

Uruguai u eliminua në fazën e grupeve të Kupës së Botës në Katar vitin e kaluar, në një fushatë zhgënjyese për skuadrën e Amerikës së Jugut. Bielsa ishte trajner i Argjentinës nga viti 1998 deri në 2004. Ai e pa ekipin e tij të eliminuar në fazën e grupeve të Kupës së Botës 2002 dhe më pas fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike të Athinës 2004. Ai u largua nga puna për arsye personale.

Bielsa gjithashtu ishte trajner i Kilit midis 2007 dhe 2011.

Argjentinasi kishte punuar edhe te Espanyol, Athletic Bilbao, Marseille dhe Lille. Ai ka mbetur pa punë që nga shkurti i vitit 2022 kur u pushua nga Leeds.

Albanian Post 

Më Shumë

Dinamo mposht Lirinë, siguron finalen e barazhit për Superligë

Dinamo ka triumfuar me rezultat 2:0 ndaj Lirisë në ndeshjen e playoffit të Liga e Parë e Kosovës, duke siguruar kështu kualifikimin në barazhin...

Aksident në Prizren, motoçiklisti pëson lëndime pas përplasjes me veturën

Një aksident trafiku është regjistruar sot në rrugën “Gani Saramati” në Prizren, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, duke rezultuar me lëndimin...

Lajmet e Fundit