Moti sot: I vranët dhe me shi, temperaturat deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se edhe sot pritet të ketë reshje shiu e shkarkime rrufesh.

Sipas IHMK-së, në shumë zona të kufizuara të Dukagjinit parashihet që reshjet të percjellen me stuhi dhe breshër.

“Reshje bresheri mund të ketë edhe në rrafshin e Kosoves, kryesisht në verilindje dhe juglindje duke përfshirë zona të kufizuara”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Sa i përket temperaturave, minimalet do të lëvizin nga 10 deri në 13 Celsius, ndërsa maksimalet nga 22 deri në 25 gradë Celsius.

Më Shumë

Liria luan ndeshjen e fundit në shtëpi, pret Suharekën në Prizren

Liria do të zhvillojë ndeshjen e fundit si vendase në këtë sezon të Raiffeisen Liga e Parë, ku do të përballet me Suharekën. Takimi...

Trepça – Bashkimi, sonte gjysmëfinalja e dytë në “Minatori”

Sonte zhvillohet gjysmëfinalja e dytë e play-offit të Superligës së Kosovës në Basketboll, mes Trepça dhe Bashkimit. Kjo përballje luhet në palestrën “Minatori”, në Mitrovicë,...

Lajmet e Fundit