11.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Rexhaj: Vetëvendosje e gatshme për zgjedhje, të bëhen krejt bashkë

Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj ka komentuar deklaratat e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili sot ka paralajmëruar diskutime me partitë politike për të inicuar mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti.

Rexhaj në Tëvë1, tha se si parti ndihen komod karshi këtyre paralajmërimeve sepse sipas tij, mbështetja qytetare e ka sjellë Vetëvendosjen në pozicionin që është sot.

“Jo në asnjë formë ndihemi komod sepse mbështetja qytetare të cilën e kemi marrë e ka pru Vetëvendosjen këtu. Mendoj që kur kemi hy në zgjedhje edhe të gjitha veprimet sidomos në veri të vendit ne i kemi bërë konform atyre që realisht ne u kemi thënë qytetarëve. Kemi thënë që ne nuk bëjmë Asociacion me kompetenca ekzekutive, ne kemi thënë Asociacion nuk e bëjmë fare sepse e kemi ditë që nuk ka kuptim nëse nuk bëhet pa kompetencë ekzekutive dhe na atë far fryme e kemi pas. Ne kemi thënë që nuk krijojmë Republikë Serbska dhe në këtë kuptim ne kemi thënë që do ta shtrijmë sovranitetin dhe atë rrugë kemi pasë. Nuk kemi frikë të shkojmë atje poshtë dhe t’ua kërkojmë prapë votën qytetarëve nëse vije ai moment”, tha ai.

 

Madje Rexhaj në emisionin “Këndi i Debatit”, tha se nuk janë as numrat e nevojshëm për rrëzimin e Qeverisë, por që sipas tij, nëse ka deputetë të tillë të cilët e dëshirojnë rrëzimin e Qeverisë, atëherë ai tha “nuk ka problem ne shkojmë në zgjedhje”.

“Dhe tash nëse ne kthehemi në realitet unë nuk mendoj që ata kanë numra të caktuar për ta rrëzuar Qeverinë, por nëse ka deputetë të tillë të cilët në këtë kohë duan që Kosova të shkojë në zgjedhje nuk ka problem ne shkojmë në zgjedhje.Krejt bashkë le të bëhen LDK, PDK, AAK kush do tjetër që u bashkohet atyre dhe dalin në zgjedhje. Mirëpo unë nuk mendoj që është koha për zgjedhjeje, tha Rexhaj.

Ndryshe sot kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar që të iniciohet mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së Kosovës.

Ai pas mbledhjes së jashtëzakonshme pas zhvillimeve në veri tha se pret që mocioni të përkrahet edhe nga partia në pushtet.

Bëhu me banesë pran Parkut të Qytetit dhe pran Lumbardhit !
“Frymo Lirshëm “
+383 44 128 112
Mund të jetë një imazh i 3 persona

Më Shumë

Kosova merr Mirënjohje të Veçantë për Përfaqësim Shtetëror në Bienale të Venecias

Doruntina Kastrati dhe instalacioni skulpturor “Heshtjet Kumbuese të Metalit dhe Lëkurës” u nderua me “Mirënjohje të Veçantë për Përfaqësim Shtetëror” në ceremoninë e edicionin...

Mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshja për tunelin Tetovë-Prizren

Sot do të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku në mesin e pikave të rendit të ditës është edhe shqyrtimi i Projektligjit...

Lajmet e Fundit