Zyrtare: Liria përforcohet me Mërgim Bajramin

Klubi i Futbollit, Liria ka njoftuar se ka nënshkruar me futbollistin Mërgim Bajrami.

Bajrami nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e skuadrës prizrenase.

“Mërgim Bajrami, edhe zyrtarisht është bërë pjesë e skuadrës së Lirisë”, thuhet në njoftim.

Ai, ka bërë karrierë në Cyrih, Grashopers, Shafausen.

“Jam i lumtur që arritëm marrëveshjen me klubin, prej nga kam dhe origjinën. Futbolli në Kosovë dhe në Prizren ka fansa shumë. Pres me padurim, të nisim me kampanjën stërvitore e më pas nisjen e garave”, ka thënë 23 vjeçari Bahrami, pas nënshkrimit të kontratës.

Më Shumë

323 monedha nga dy euro të falsifikuara dyshohet se u deponuan në një bankë në Prizren

323 monedha nga dy euro të falsifikuara dyshohet se janë deponuar në një bankë në Prizren nga disa persona të panjohur. Rastin në Policinë e...

Selmanaj: LDK në Prizren vazhdon mobilizimin për zgjedhjet parlamentare

Kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka njoftuar se është zhvilluar një takim i përbashkët me kandidatët për deputetë nga Dega e LDK-së...

Lajmet e Fundit