3.9 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Vrau 10 persona në shkollë, mesazhi i çuditshëm i 13-vjeçarit serb për prindërit e tij

13-vjeçari Kosta Kecmanoviq, i cili kreu një nga krimet më të rënda në historinë e botës më 3 maj në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Vraçar, duke vrarë nëntë shokë të shkollës dhe rojen ka bërë një kërkesë të çuditshme.

Sipas mediave serbe ai i ka kërkuar diçka prindërve të tij.

I mituri ndodhet në një klinikë, i vetëm në një dhomë, por nën syrin vigjilent të policisë dhe mjekëve; e teksa të gjithë po pyesin se çfarë e ka shtyrë djalin në vrasje, ai pyet veten se çfarë do të ndodhë me paratë e familjes.

“Në një moment, djali tha se do të donte t’u dërgonte prindërve një mesazh kur të mundej. “Dua t’u them që paratë që kanë kursyer për arsimin tim t’i investojnë në fondet e investimeve. Derisa jam i burgosur, paratë të mos shkojnë dëm“, ka bërë me dije burimi për Kurir.

Kujtojmë se 13-vjeçari, i identifikuar si K.K nxënës i klasës së shtatë kreu një masakër në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Vaçar.

Ai vrau me armën e zjarrit të cilën ia kishte marrë të atit të tij 10 persona, duke përfshirë rojën dhe 9 nxënës të shkollës fillore.

Të plagosur mbetën dhe 5 nxënës dhe mësuesja e historisë e shkollës. 14-vjeçari dhe babai i tij janë arrestuar nga policia

Më Shumë

Një person në Prizren raporton se i është zhdukur gruaja, nuk u kthye më pasi shkoi në punë

Një person në Prizren ka raportuar në Polici se i është zhdukur gruaja. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, ajo ka shkuar të shtunën në...

Gjonaj i Hasit në prag të festës: “Malësori” përgatitet për festivalin “Hasi Jehon 2026”

Ritmet e tupanëve dhe hapat e valleve burimore kanë nisur të ushtojnë në Gjonaj të Hasit. Shoqëria Kulturo-Artistike “Malësori” ka hyrë në fazën finale...

Lajmet e Fundit