10.7 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Totaj në Panairin e Artizanaleve: Pjesëmarrja e grave në tregun e punës, parakusht për zhvillimin ekonomik

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka vizituar Panairin e Artizanaleve, i cili për tri ditë do të jetë i hapur në këtë qytet.

“Pjesëmarrja e grave në tregun e punës, qoftë si punëtore apo si ndërmarrëse, është parakusht për zhvillimin tonë ekonomik” , tha Totaj.

Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe teksti

Panairi është organizuar nga Oda e Ndërmarrësve dhe Zejtarëve të Prizrenit në bashkëpunim me Odën e Koblenzit të Gjermanisë.

Në këtë panair po marrin pjesë biznese nga Kosova, Shqipëri, Maqedonia Veriore dhe Mali i Zi.

Përveç shitjes së prodhimeve, panairi synon promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore tradicionale dhe shkëmbimin e punimeve artizanale ndërmjet vendeve të rajonit.

Në këtë panair po merr pjesë edhe Posta e Kosovës./PrizrenPress.com/

Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe tekstiMund të jetë një imazh i 7 persona

Më Shumë

Që ti je një gomar, kjo është diçka që duket

(Poezia e plotë e Mimoza Ahmetit kushtuar Edi Ramës, viti 1993) Fytyrë e bukur dikur, tani stigmatike, në gjurmët e tua gjej vrasjen që të kanë...

Përfundon restaurimi i Hanit të familjes Zajmi në Prizren

Ka përfunduar restaurimi i Hanit të familjes Zajmi në Prizren, njofton ministria e Kulturës. “Restaurimi i plotë i këtij aseti kontribuon në mbrojtjen dhe promovimin...

Lajmet e Fundit