11.3 C
Prizren
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026

Në pikën kufitare të Vërmicës nuk ka pritje të gjata

Bashkatdhetarët që tashmë kanë filluar të vijnë në vendlindje, një pjesë e tyre po e shfrytëzojnë pikëkalimin kufitar në Vërmicë për të ardhur në Kosovë.

Pavarësisht numrit të madh të atyre që po e shfrytëzojnë këtë pikëkalim kufitar, aty nuk raportohet për radhë të gjata të pritjes. Ndërsa edhe në pikën e pagesave të sigurimit të automjeteve me targa të huaja pritja është minimizuar deri në 1 minutë e gjysmë.

Policia kufitare është duke punuar me kapacitete maksimale, pasi përveç bashkatdhetarëve ka edhe shumë udhëtarë të tjerë që nga Kosova udhëtojnë drejt bregdetit shqiptar për të pushuar.

Në Vërmicë është vendosur edhe pikëndalesa për pagesat e policave të sigurimit. As këtu nuk ka pritje të gjata, ndonëse bashkatdhetarët ankohen se edhe pse e paguajnë sigurimin, kompanitë nuk u janë përgjigjur incidenteve të tyre gjatë kohës së qëndrimit në Kosovë.

Ndërkohë përfaqësuesi i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Agron Berisha, tha se, duke pasur parasysh përvojën e vitit të kaluar, ku ka pasur mjaft pritje , këtë vit i kanë marrë të gjitha masat që kjo mos të ndodhë.

Pavarësisht ankesave të bashkatdhetarëve Berisha tha se për dy vjet sa funksionojnë, për aksidente të automjeteve me regjistrime të huaja kompania ka paguar dhjetëra milionë euro dëme dhe nuk ka mbetur dëm pezull deri më tani.rtk


Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Kontakti:

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Ëeb: www.renelualtahiri.com

Më Shumë

Punimet në rrugën “Xhemë Gostivari” të Prizrenit drejt përfundimit, pritet asfaltimi i plotë

Punimet për rregullimin e rrugës “Xhemë Gostivari” po vazhdojnë me intensitet të lartë, në kuadër të projekteve infrastrukturore të Komunës së Prizrenit. Sipas njoftimit të...

Rrëshqitje e gurëve dhe dheut në rrugën Prizren – Prevallë

Rrëshqitjet e gurëve dhe dheut që ndodhin shpesh përgjatë rrugës Prizren-Reçan, sidomos në kohë me lagështirë, paraqesin problem për udhëtarët. Pak metra pa u futur...

Lajmet e Fundit