26.3 C
Prizren
E enjte, 21 Gusht, 2025

Magji teatrore në ‘PrizrenFest’, katër shfaqje për një natë për publikun prizrenas

Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Ambient të Hapur- ‘PrizrenFest’, në natën e dytë të edicionit të tij, që ishte mbrëmë, brenda natës ofroj për shikuesin prizrenas katër shfaqje, gjë që nuk ishte aspak problem që secila Nga to të ketë audiencën e saj.

E para ishte shfaqja “Çelësi Magjik”, e cila solli vërtetë një magji teatrore për më të vegjlit tanë.

Nata e dytë vazhdoj me shfaqjen “Aurora” nga Çekia nën regjinë dhe koreografinë e Carolina Arandia. Aurora është një pjesë vallëzimi, një përvojë hipnotike dhe medituese në të cilën dy valltarë imagjinojnë se si ritmi i tyre është i kompozuar bashkë me rendin e universit. Bëhet fjalë për një lidhje, për brishtësinë dhe fuqinë e saj, e cila na e zbulon dimensionin sublim që format e takimit të saj marrin në raport me tërësinë…

“Babai dhe Babai” nga Jeton Neziraj dhe në regjinë e Kushtrim Koliqit, ishte shfaqja e tretë të cilën artdashësit patën mundësinë ta shohin në kuadër të ‘PrizrenFest’-it.

“Babai dhe Babai”, në dukje një dramë për sfidat e zakonshme të jetës së një familjeje, na zbulon një histori tronditëse dhe një traumë të thellë shoqërore, një plagë që ka ngelur e pashëruar dhe e cila personazhet i mban peng, përgjithmonë…

E natën e mbrëmshme të Prizren Fest-it, e përmbylli shfaqja “Tatuazhi i Trendafili” e cila u dha në oborrin e Lidhjes së Prizrenit me regji nga Zana Hoxha. Shfaqja që Tennessee Williams e quajti “loja e tij e dashurisë për botën”, është një përrallë pasionante e besëtytnive, premtimeve dhe mundësisë së dashurisë dhe pasionit pas një zemre të thyer. Tatuazhi i Trëndafilit ofron një komedi të zgjuar dhe interaktive me publikun ndërsa i kujton atyre që të hapin zemrat dhe të gjejnë shpresën atje ku nuk e presin…

Programi i ditës së sotme i “PrizrenFest”-it do të vazhdoj me shfaqjen “Tomi dhe Xheri” nga ora 20:00 në Abi Çarshia, pastaj në orën 20:30 shfaqja nga Italia e cila jepet në oborrin e Lidhjes së Prizrenit, dhe e fundit për natën e tretë të festivalit, jepet shfaqja nga Mali i Zi në ora 21:30 në Kino Lumbardhi.

“PrizrenFest” do të vazhdojw deri me datën 28 korrik me një program shumë të pasur.

 

Më Shumë

Abrashi: Prizreni është gati për ndryshim

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Prizrenit, Artan Abrashi, ka zhvilluar një takim me qytetarë dhe aktivistë në lagjen 'Tabahane', ku...

Totaj mirëpriti aktoret ndërkombëtare të shfaqjes “Femicid” në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot një grup aktorësh nga Bosnja dhe Hercegovina, Sanxhaku dhe Kosova, të cilët do të performojnë...

Thethi

Lajmet e Fundit