12.1 C
Prizren
E enjte, 18 Shtator, 2025

Familjet në dasmë, hajnat thyejnë katër shtëpi në Brestoc të Rahovecit

Pothuajse çdo ditë raportohen në Polici raste të shumta të vjedhjeve që po ndodhin në biznese e shtëpi gjithandej vendit, duke shkaktuar frikë e pasiguri të madhe për qytetarët. E sidomos periudhën e verës, për shkak të ahengjeve të ndryshme familjare, shumë shtëpi mbesin pa përkujdesje, çka bën që të jenë cak i hajnave, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu e kanë pësuar mbrëmë katër familje në fshatin Brestoc të Rahovecit, të cilët ende pa u errur kishin marrë rrugën për në një dasmë, duke lënë shtëpitë e tyre vetëm.

Sinjali mëson se disa persona të panjohur kanë depërtuar brenda shtëpive dhe të njëjtat i kanë demoluar, mirëpo nuk dihet ende se çfarë kanë arritur që të vjedhin.

Pronari i njërës prej shtëpive që ka denoncuar rastin në Polici, ka bërë me dije se një kushëri i tyre ka parë se persona të panjohur janë në shtëpitë e tyre dhe si rrjedhojë ka lëshuar alarmin i cili i ka frikësuar hajnat dhe të njëjtit janë larguar me shpejtësi aty.

Njësitë policore kanë kryer në vendin e ngjarjes të gjitha ekzaminimet që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe çojnë në identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’, teksa vazhdojnë hetimet për gjetjen e të dyshuarve dhe arrestimin e tyre.

Më Shumë

Rahoveci për herë të dytë apo Kastrioti për herë të parë

Rahoveci e Kastrioti takohen të shtunën prej orës 20:00 në ndeshjen për trofeun e Superkupës së Kosovës në hendboll. Ndeshja zhvillohet në palestrën “Bill Clinton”...

Policia konfiskon mbi 500 kg marihuanë në Suharekë

Policia e Kosovës ka realizuar një aksion në një fshat të Suharekës, ku ka konfiskuar mbi 500 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar të llojit...

Lajmet e Fundit