Policët e pranishëm kur u sulmua gazetari në Prizren, IPK-ja nis grumbullimin e informatave

Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur grumbullimin e të dhënave rreth policëve që ishin të pranishëm gjatë protestës kundër “DokuFestit” në Prizren, ku u sulmua gazetari Vullnet Krasniqi.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i IPK-së, Arbër Zeka.

Ai ka bërë të ditur se të gjitha veprimet do të ndërmerren varësisht nga të gjeturat dhe në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së.

“Duke ju referuar kërkesës suaj rreth angazhimeve të Policisë së Kosovës për menaxhimin e protestës në Prizren, IPK ju konfirmon se sipas detyrës zyrtare ka filluar grumbullimin e informacioneve dhe video-incizimeve lidhur me këtë rast”, ka thënë Zeka.

“Përveç këtyre veprimeve, IPK ka kërkuar raporte zyrtare nga stacioni policor në Prizren lidhur me angazhimet policore gjatë menaxhimit të protestës. Veprimet tjera do të ndërmerren varësisht nga të gjeturat dhe në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së”, ka shtuar ai.

Kujtojmë se marshi kundër “DokuFest” ishte thirrur pasi që në natën e parë të këtij festivali është mbajtur një performancë nga disa artistë, e cila ka ngjallur reagime të shumta për shkak se shumica e artistëve janë shfaqur me veshje që janë vlerësuar si të papërshtatshme për publikun.

Më Shumë

Aksidentohet një kamion në autostradë, dy persona kërkojnë ndihmë mjekësore

Një aksident me një kamion ka ndodhur sot paradite në autostradë, në drejtimin Prizren-Prishtinë. Për pasojë dy persona kërkuan ndihmë mjekësore. Lajmin për Gazetën Express...

Kron Balidemaj fiton Bunarfest 2026, Dona Bytyqi dhe Mohul Varma në podium

Ka përfunduar edicioni i 22-të i Bunarfestit në Prizren, me Kron Balidemajn që u shpall fitues i garës tradicionale në lumin "Lumbardh". Në vendin e...

Lajmet e Fundit