7.7 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Shteti italian ua paguan faturën turistëve që ikën pa paguar në Shqipëri

Si akt unik diplomacia, qeveria italiane ka vendosur që ta paguajë faturën e katër turistëve italianë që kishin ikur nga një restorant pa paguar.

Veprimi i pahijshëm i turistëve në qytetin e Beratit ishte bërë temë e mediave në të dyja vendet, raporton televizioni BBC.

Ky rast e nxiti kryeministrin shqiptar, Edi Rama, që ta ngriste çështjen me homologen italiane, Giorgia Meloni, përderisa ajo po e vizitonte vendin.

Ajo u përgjigj duke i thënë ambasadorit që “të shkonte dhe t’i paguante faturat për këta idiotë”, i tha ai gazetës “La Stampa”.

Ambasada e Italisë në Shqipëri konfirmoi në një deklaratë se e kishte paguar faturën me vlerë të rreth 80 eurove në emër të qytetarëve të saj.

“Italianët i respektojnë rregullat dhe i paguajnë borxhet e tyre dhe ne shpresojmë që episode të këtij lloji nuk do të ndodhin përsëri”– thuhet në deklaratë.

Ministri i Bujqësisë i Italisë, Francesco Lollobrigida, ishte gjithashtu në vizitë në Shqipëri dhe i tha agjencisë “Reuters” se pagimi i faturës ishte çështje krenarie.

Më Shumë

Ndahet nga jeta muzikanti prizrenas Florim Guhelli në moshën 58-vjeçare

Është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare muzikanti prizrenas Florim Nijazi Guhelli, duke lënë pas një kontribut të çmuar në skenën muzikore vendore. I ndjeri...

Asfaltohet segmenti rrugor prej 160 metrash në Gjonaj

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka filluar punimet për asfaltimin e një segmenti rrugor prej rreth 160 metrash në afërsi të...

Lajmet e Fundit