19.8 C
Prizren
E martë, 21 Maj, 2024

56 persona kanë vdekur në aksidente trafiku për shtatë muaj – kërkohet vendosja e radarëve statik

Për shtatë muaj, nga janari deri në korrik te këtij viti në Kosovën kanë ndodhur 12 555 aksidente trafiku, sipas të dhënave që Policia e Kosovës i ka përcjell Ekonomia Online. Nga ky numër i aksidenteve, 51 aksidente kanë qenë me fatalitet nga të cilat 56 persona kanë mbetur të vdekur.

Policia përmes kësaj përgjigje, ka bërë të ditur se numri i aksidenteve gjatë periudhës së njëjtë të vitit 2022 ka qenë më i ulët, me 11 551 aksidente. Por sipas këtyre statistikave numri i aksidenteve me fatalitet ka qenë më i madh, sipas Policisë gjatë periudhës janar-korrik të viti 2022, 63 persona kanë mbetur të vdekur nga 54 aksidente me fatalitet.

Në lidhje me këtë njohësi i çështjeve të sigurisë Drizan Shala, tha se aksidentet po ndodhin për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë dhe respektimit të rregullave nga ana e ngasësve, por fluksit të madh të mërgimtarëve që po kalojnë pushimet në Kosovë.

Ai theksoi se pavarësisht këtij numri të aksidenteve, numri i atyre me fatalitet është i vogël, kjo për shkak të punës së mirë që është duke e bërë Policia e Kosovës.

“Bazuar në kohën në të cilën ne jemi duke marr këto shifra zyrtare nga ana e policisë së Kosovës e dëshmon faktin që kemi një fluks më të madh të veturave në rrugët e Kosovës, kjo është për faktin se kemi shumë mërgimtarë të cilët kanë ardhur për ti kaluar pushimet dhe kjo është si rezultat i asaj se rruga dhe infrastruktura përkatëse në Kosovë nuk mund ti kapërdij një fluks të tillë, një numër kaq të madh të veturave”.

“Si pasojë kemi edhe mos përshtatje dhe respektim të rregullave të komunikacionit të cilat vijnë si shkaktarë i dehjeve apo veprimeve të tjera të pa matura të ngasësve të automjetit. Si rezultat kemi aksidentet të ndryshme por fati është që nuk kemi ende ndonjë aksident me numër më të madh të fatalitetit, kjo është falë punës dhe veprimtarisë që e bënë Policia e Kosovës”, tha ai për EO.

Shala bëri thirrje që të jetë prioritet vendosja e radarëve statik nëpër ato vende ku raportohet për numër më të madh të aksidenteve.

Sipas tij, në kohën kur në vend janë pushimet verore, Policia duhet që rris numrin e zyrtarëve të saj në teren, raporton EO.

“Ne duhet vendosur radar statik, përmes fotografimit në rrugët dhe akset ku sipas statistikave kemi pasur aksidente me fatalitet dhe aksidente shumë të madh të numrave. Pra në rrugën Prishtinë-Podujevë, Prishtinë-Gjilan, Prishtinë-Pejë. Në akset e caktuara të vendosen radar statik, të jenë të përhershme ato dhe kështu do të bëhet një lloj preventive që në ato akse të mos kemi fare aksidente me fatalitet”.

“Për kohën e pushimeve verore Policia e Kosovës është deshtë të merr një masë më preventive, pra ta rrit numrin e zyrtarëve të saj në teren përmes veturave edhe civile për të ju ndihmuar zyrtarëve edhe efektiveve me uniformë dhe kështu do të kishte me u bërë një parandalim preventiv që aksidente të mos kenë një numër dhe shifër kaq të larët të cilën e ka paraqitur policia e Kosovës”, tha ai.

Më Shumë

Bayern dëshiron ta mbajë Tuchel-in si trajner

Pas një kthese të befasishme, Bayern Munich thuhet se dëshiron të mbajë Thomas Tuchel-in si trajner. Në shkurt, Bayern njoftoi se do të ndahej me...

Anulohet aktgjykimi ndaj vëllezërve Ademaj për vrasjen e rëndë në Prizren, Apeli e kthen rastin në rigjykim

Gjykata e Apelit ka nxjerrë aktvendim lidhur me ankesat e parashtruara në rastin e vrasjes së 23-vjeçarit në Prizren më 2020, për të cilin...

Lajmet e Fundit