E kryer/ Doku bëhet qytetar

Manchester City do të nënshkruajë me Jeremy Dokun, pasi ka arritur marrëveshje me Rennes.

Siç raporton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ujdia është arritur për 60 milionë euro, duke përfshirë plus bonuset.

Ai do t’i zhvillojë testet mjekësore gjatë kësaj jave, dhe do të zbulohet më pas nga Qytetarët.

Ujdia është zbuluar nga fillimi i gushtit, por që tani është konfirmuar.

Belgu do ta zëvendësojë Riyad Mahrezin, i cili mori rrugë për në Arabi.

Më Shumë

Gjashtë serbë arrestohen afër manastirit në Prizren

Gjashtë serbë janë arrestuar sot në Prizren afër Manastirit “Shën Arangjeli”. Detaje për arrestimin e tyre ka dhënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin...

Policia në Prizren apelon për kujdes nga SMS-të mashtruese në emër të bankave

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka ngritur shqetësimin për rritjen e rasteve të mashtrimeve përmes SMS-ve, duke apeluar tek qytetarët që të tregojnë...

Lajmet e Fundit