Kurti e quan arritje të jashtëzakonshme organizimin e Lojërave Mesdhetare

Kryeministri, Albin Kurti, e ka quajtur arritje të jashtëzakonshme faktin që Kosova do të jetë nikoqire e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030. Kurti tha se Kosova është përfituese e madhe për organizimin e këtyre lojërave.

“Republika e Shqipërisë do të na mundësojë shfrytëzimin e bregdetin e Durrësit për sportin e lundrimit i cili kërkon qasje në det. Do të mirëpresim mbi 5 mijë sportistë nga 25 shtete anëtare, duke përfshirë 18 shtete nga Evropa, 2 nga Azia dhe 5 nga Afrika”, theksoi Kurti.

Kurti, tha se përmirësimi dhe ngritja e infrastrukturës sportive është në qendër të aplikimit dhe fitores së Kosovës për organizimin e këtyre lojërave. “Numri total i objekteve që përfshihen në këtë projekt është 24”, theksoi kryeministri Kurti.

Kreu i Qeverisë, ka premtuar ndërtimin e një stadiumi nacional për organizimin e Lojërave Mesdhetare në vitin 2030.

Kurti ka thënë se me 250 milionët e ndara për organizimin e Lojërave Mesdhetare do të ndërtohet edhe një stadium nacional, ndërsa përmendi edhe investimet e tjera.

Më Shumë

Qindra qytetarë në Mejdan – rikthehet spektakli i pehlivanëve në Opojë pas shumë vitesh

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Komunës së Dragashit, këtë vit u rikthye pas shumë vitesh një nga traditat...

Komuna e Rahovecit ndan dekoratën “Ukshin Hoti” për Adem Demaçin

Në 83-vjetorin e lindjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, profesor Ukshin Hoti, Komuna e Rahovecit do të ndajë dekoratën “Ukshin Hoti”. Ceremonia e ndarjes së...

Lajmet e Fundit