20.7 C
Prizren
E enjte, 4 Shtator, 2025

EULEX me mandat të njëjtë

EULEX-pjestartNjë diplomat europian ka thënë për Tanjug se nuk do të ketë ndryshim të mandatit të EULEX’it. Sipas këtij burimi, misioni BE’së për sundim të ligjit do të pësojë reduktim, por jo edhe ndryshim të mandatit.

EULEX do të marrë një mandat të ri në qershor të këtij, për të vazhduar hetimet dhe gjykimin e rasteve të krimit të organizuar dhe krimeve të luftës.

Kështu ka thënë një diplomat europian për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug, i cili ka bërë të ditur se do të ketë reduktim të EULEX’it, por jo edhe ndryshim të mandatit.

“Ky misionin do të jetë i reduktuar, mirëpo do të vazhdojë të ketë mandat për hetimin e krimeve të luftës”, ka thënë për Tanjug ky diplomat europian, citon lajmi.net.

Deklarata e këtij burimi bie ndesh me deklaratat e zyrtarëve të lartë në Prishtinë, të cilët thonë se BE është duke u përgatitur që të gjitha hetimet për krime lufte dhe krim të organizuar të barten në kompetenca të organeve kosovare të drejtësisë.

Ai thotë se gjyqësori në Kosovë ende nuk është në gjendje për t’u marrë me raste serioze.

“Nuk ka dyshim që Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, do të dëshironte që një gjë e tillë të ndodhte, mirëpo shumica mendojnë se gjyqësori në Kosovë ende nuk ka arritur pjekurinë që të merret me raste të kësaj natyre”.

Deklaratat e zyrtarëve të lartë të Kosovës lidhur me mandatin e ardhshëm të EULEX’it, ky diplomat europian i ka quajtur si “fushatë propagandistike”.

“Deklarata të ngjashme ka pasur edhe gjatë vitit të kaluar, mirëpo nuk ka ndodhur diçka e ngjashme”.

Zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të BE’së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Maja Kocijancic, ka thënë për Tanjug se rishikimi i përformances së mëparshme të EULEX’it ende është në zhvillim e sipër.

“Rishikimi do të mundësojë të dihet se çfarë është arritur dhe çfarë jo, dhe se çfarë duhet të bëhet”.

Më Shumë

Versioni i policisë për të arrestuarin në Prizren: Sulmoi zyrtarët policorë

Në media dhe në rrjete sociale të shtunën gjatë ditës ka qarkulluar një video ku shihej një qytetar ndaj të cilit së paku tre...

Adetunji largohet nga Ballkani, firmos me Al Hilal nga Sudani

Sulmuesi nigerian Sunday Adetunji ka mbyllur kapitullin e tij te Ballkani dhe është transferuar te klubi sudanez Al Hilal. “Gjatë periudhës sa ishte pjesë e...

Kosova në rrezik

Lajmet e Fundit