Po ashtu edhe shumë personalitete të kulturës dhe artit, deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe qytetarët të shumtë nga Pagarusha, Malisheva dhe mbarë trojet shqiptare, të cilët paraprakisht kanë bërë nderime tek varri i saj dhe më pas e kanë përuruar bustin, për të vazhduar me një koncert në Malishevë, me artistë të njohur të skenës së muzikës shqiptare.
Në fjalën e rastit, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, fillimisht i ka falënderuar të gjithë për pjesëmarrje, si dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në ndërtimin e parkut dhe bustit për të madhen Nexhmije Pagarusha.
Më pas kryetari Kastrati, ka folur për mbretëreshën e këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha, për vlerat e saj artistike dhe kombëtare, për dashurinë e saj ndaj vendlindjes dhe mbi të gjitha për vlerat e zërit të saj, që vendlindjes i dha përmasa ndërkombëtare.
“Iniciator për ndërtimin e këtij busti, ishte ambasadori shqiptar, Qemal Minxhozi, ndërsa donator kryesor ishte mërgimtari Enver Kryeziu, për të vazhduar me përkrahjen e pakursyer të mërgatës sonë, të komunës dhe në fund për tu punuar ky bust nga duart e skulptorit Agon Qosa”, ka kryetari Kastrati, i cili më pas foli për jehonën dhe vlerat e këngëve të kënduara nga “Bilbili i Kosovës”, Nexhmije Pagarusha, vlera të cilat bënë muzika shqipe dhe zëri i saj, të marrin përmasa botërore.
Fjalime kanë mbajtur edhe kryesuesi i KK të Malishevës, Argjend Thaçi, përfaqësuesi i komisionit nga fshati Pagarushë, Nysret Kryeziu dhe familjarë të zonjës së madhe shqiptare, Nexhmije Pagarusha.