14.1 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

8 vite më parë vdiq legjenda e humorit Ibrahim Krajkova-Leci

Sot janë bërë 8 vite nga vdekja e aktorit Ibrahim Krajkova-Leci, shkuan KultPlus.

Ibrahim Krajkova ishte një humorist shqiptar i njohur për rolin e personazhit fiktiv Leci. Ai u lind më 3 Prill 1948 në Mitrovicë dhe vdiq me 13 Nëntor 2015 në Prishtinë.

Ai njihet për projektin filmik “Treshi përsheshi”, një projekt i përbashkët me Rasim Thaçin- i njohur si Cima, dhe Sevdai Radogoshin, i njohur si Qumili.

Leci ka luajtur edhe në “Nusja nga Diaspora”, “Molla me erë” dhe “Peshku i Artë”, dhe përveç kësaj ai është i njohur për batutat e tij edhe në shumë projekte video muzikore.

Pas një sulmi në zemër Krajkova u tërhoq nga skena publike. Ai u nda nga jeta në moshën 67 vjeçare dhe sot prehet në varrezat e qytetit në Prishtinë./KultPlus.com

Më Shumë

Prizreni dhe OSBE forcojnë bashkëpunimin institucional

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur në takim ushtruesin e ri të detyrës së drejtorit të Qendrës Rajonale të OSBE-së në...

Rahoveci pret Trepçën në “Mizahir Isma”, vendasit kërkojnë fitore jetike

Në kuadër të xhiros së parafundit të Superliga e Kosovës në basketboll, sot zhvillohet përballja ndërmjet Rahovecit 029 dhe Trepçës. Ndeshja do të luhet në...

Lajmet e Fundit